Reperja me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, vazhdimisht është në qendër të vëmendjes në mediat rozë kjo për shkak të postimeve dhe aktiviteteve që i bën në rrjetet sociale.
Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, e tani duket se reperja e ka ndarë mendjen qe asaj t’ia bëjë një vëlla ose motër.
Këtë dëshirë e ka shprehur në Instastory, teksa ka shkruar “më nevojitet një bebe dytë”.
Loredana dhe Mozzik, babai i Hanës, janë parë kohëve të fundit sërish bashkë derisa nuk dihet zyrtarisht nëse i ka dhënë fund ndarjes e janë rikthyer bashkë. /Gazeta Sinjali/