image Loredana ka gati albumin, ja sa këngë përmban

Muzikë

Muzikë/ Loredana ka gati albumin, ja sa këngë përmban

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Loredana Zefi, ka kohë që ka paralajmëruar se do të sjellë në treg në album.

Siç duket këtë album ajo e ka gati dhe së shpejti do të lansohet për publikun, transmeton Sinjali.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Loredana, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

Në fotografinë e publikuar shihet rep-artistja duke mbajtur në duar një CD, ku shihen të listuara 12 këngë.

Përveç projektit të kushtuar vajzës së saj Hanës, në këtë album të përfshira janë edhe bashkëpunimet me Getinjon, Mozzikun, Meron dhe Macloud.

@loredana

Loredana nuk ka dhënë detaje të tjera rreth albumit dhe mbetet të shihet se kur do të lansohet ky album.

Aktualisht, Loredana është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Kein Plan”, në bashkëpunim me reperin turko-gjerman, Meron. Kënga është publikuar më 6 shtator dhe deri më tani numëron mbi 7 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/