image Loredana i merr lakmi këtij çifti

Bota e Yjeve

Loredana i merr lakmi këtij çifti

news image

Është në dilema gjithçka rreth çiftit Loredana e Mozzik, ende nuk dihet nëse reperja vazhdon të jetë beqare, apo është rikthyer në krahët e reperit Mozzik me të cilin ka një vajzë.

Këto kohë në media ka qarkulluar një video ku dyshja shihen së bashku, ndërsa edhe shumë detaje të tjera kanë bërë fansat e tyre të mendojnë se ata tashmë janë përsëri bashkë, por vazhdojnë të heshtin lidhur me këtë.

Loredana nuk e fsheh faktin se dëshiron të ketë në jetën e saj një partner dhe një dashuri si ajo e çiftit të njohur amerikan, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin.

Çifti Bieber kanë pozuar për revistën e njohur “Vogue Italia” në një fotosesion mjaft intim, derisa një nga këto imazhe Loredana e ka postuar në InstaStoryn e saj në Instagram.

Duke mos shkruar asgjë në përshkrim të fotografisë, Loredana la të kuptohet që është një adhuruese e çiftit dhe dashurinë së tyre. /Gazeta Sinjali/