Në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards fokusi ka qenë tek këngëtaret shqiptare.
Pjesë e MTV EMAs ishin Rita Ora, Bebe Rexha dhe Loredana.
Ato jo vetëm që ishin pjesë e evenimentit, por edhe u shpërblyen. Kësisoj, rep artistja nga Kosova, Loredana ka rrëmbyer çmimin e “Artistes më të mirë zvicerane” dhe atë për herë të tretë.
Lori u paraqit në tepihun e kuq të MTV EMA me një stil unik të veshjes me kollare të zezë dhe këmishë të bardhë, një sako sipër e pantallona të gjerë si dhe atlete.
Shpërblimet e MTV EMA ndahen për artistët më të dëgjuar në shtetet evropiane në bazë të rezultateve nga transmetimi i kanalit të MTV-së.