image Loredana fiton çmimin “Artistja më e mirë zvicerane”

Muzikë

Loredana fiton çmimin “Artistja më e mirë zvicerane”

news image

Të dielën është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve evropiane të muzikës, MTV Europe Music Awards.

Ajo çfarë e karakterizon eventin e rëndësishëm sivjet është pjesëmarrja e shumtë e shqiptarëve.

Rita Ora ishte nikoqirja e mbrëmjes, e cila prezantoi MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Në anën tjetër, Bebe Rexha dhe Ava Max kanë performuar para publikut disa nga hitet e tyre më të mëdha.

Këtu nuk mbaron e gjitha. Bebe Rexha e fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë me  David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)”. Në garë në kategorinë regjionale ishte Loredana, e cila i mposhti konkurrentët për ta fituar çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” për herë të tretë.

/GazetaSinjali/