image Loredana fiton çmim në “MTV EMA 2019”

Showbiz/ Loredana fiton çmim në “MTV EMA 2019”

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Loredana Zefi, ka rrëmbyer çmim në ceremoninë “MTV EMA 2019”.

Loredana ka fituar çmimin si “Performanca më e mirë zvicerane”, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë rep-artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Loredana ka zgjedhur që të mos shkruajë asgjë përkrah fotos veçse ta ripostojë atë.

Ndryshe, “Genick” është projekti i fundit muzikor i Loredanës. Kënga është publikuar në muajin shtator dhe deri më tani numëron mbi 17 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/