Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Loredana Zefi, ka rrëmbyer çmim në ceremoninë “MTV EMA 2019”.
Loredana ka fituar çmimin si “Performanca më e mirë zvicerane”, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë rep-artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Loredana ka zgjedhur që të mos shkruajë asgjë përkrah fotos veçse ta ripostojë atë.
Ndryshe, “Genick” është projekti i fundit muzikor i Loredanës. Kënga është publikuar në muajin shtator dhe deri më tani numëron mbi 17 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/