image Loredana dhe Don Xhoni në një bashkëpunim?

Bota e Yjeve

Loredana dhe Don Xhoni në një bashkëpunim?

news image

Kanë nisur aludimet se reperja Loredana dhe reperi Don Xhon po pritet që të bashkojnë forcat për një duet të përbashkët.

Aludimet për këtë bashkëpunim lindën pasi Loredana i ka shoqëruar disa prej postimeve të saj me këngën e Don Xhon, ‘Deri kur’.

Ajo që mori vëmendje më shumë është prezenca e Don Xhonit në koncertin e Loredanës në Prishtinë. Teksa ishte duke kënduar, ajo ftoi reperin që ta shoqëronte në këndim.

Gjithashtu, Don Xhoni ka falënderuar reperen për disa bluza që ajo i kishte dhuruar.

“Faleminderit për këto produkte të mahnitshme”, ka shkruar reperi në postimin e tij, duke e etiketuar Loredanën./Gazeta Sinjali/