Një grua është dërguar me urgjencë në spital pasi një ‘substancë’ është hedhur mbi të mëngjesin e sotëm në Londrën veriore. Dyshohet për sulm me acid. Viktima, 30 vjeç, është sulmuar këtë mëngjes gjatë pikës së trafikut në ‘Kentish Town Road, Camden’.
Policia mbërriti në vendngjarje pas shumë telefonatave të cilët u bënë para orës 7 të mëngjesit. Policia thotë se u raportua për një sulm me acid në rrugën kryesore të qytetit.
Gruas i kanë hedhur ujë përpara se të dërgohej me urgjencë në spitalin qendror të Londrës, për trajtim të mëtejshëm.
Lëndimet e saj nuk janë jetike, dhe raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Rruga ku ndodhi sulmi u rrethua nga policia ndërkohë që bëhej ekzaminimi dhe zbardhja e plotë e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/