Futbollisti i transferuar së fundmi në Manchester United, Bruno Fernandes është zgjedhur lojtari më I mirë i muajit shkurt në Premier Ligë, sipas votave të tifozëve.
Mesfushori portugez ka bërë një impakt të menjëhershëm në lojën e Manchester United duke u bërë një lojtar tejet I rëndësishëm për ‘Red Devils’, transmeton Gazeta Sinjali.
Në tri ndeshje gjatë muajit shkurt, Fernades pati 1 gol e 2 asistime.
Që nga ardhja e tij në Manchester United, skuadra angleze s’ka pësuar asnjë humbje./Gazeta Sinjali/