Lojtari i Superligës së Kosovës që luan për Ballkanin, Mirlind Daku është tallur me tifozët e Liverpool pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Daku përmes një postimi ka ironizuar me krahasimet që tifozët e ‘The Reds’ bënin mes Liverpoolit të tanishëm dhe Manchester United-in e 1999 që kishte fituar tripletën, transmeton Gazeta Sinjali.
“Liverpool aq e mirë sa fituesit e tripletës së 99-ës thatë?”, ka shkruar Daku.
Skuadra e Liverpool sonte u eliminua nga Atletico Madrid me rezultat të përgjithshëm 2:4./Gazeta Sinjali/