image Loja Shqipëri-Poloni: Tifozët duke i fshehur në flamuj kapen nga Policia me një numër të madh të mjeteve piroteknike

Futboll

Loja Shqipëri-Poloni: Tifozët duke i fshehur në flamuj kapen nga Policia me një numër të madh të mjeteve piroteknike

news image

Sonte kur do të zhvillohet ndeshja ndaj Shqipëri-Poloni, Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kontrollit të tifozëve ka sekuestruar një numër të madh të mjeteve piroteknike, të cilët janë munduar ti fusin në stadiumin “Air Albania”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre, tifozëve iu gjet një numër i konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike, të cilat janë sekuestruar nga shërbimet e Policisë.

“Në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, dhe për parandalimin e futjes së sendeve të kundërligjshme në stadiumin “Air Albania”, shërbimet e Policisë, mesditën e sotme, gjatë kontrolleve të ushtuara, kanë konstatuar se grupe tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, të futin në stadium, një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike, të cilat janë sekuestruar nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka marrë masa për shoqërimin në Komisariat, të shtetasve përgjegjës, si dhe për çdo rast tjetër që do të konstatohet gjatë kësaj kohe, do të merren masa për shoqërimin dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Ata kanë bërë apel të gjithë tifozëve që të respektojnë rregullat, përndryshe nga shtetasit vendas apo të huaj, sjell sanksione penale konform ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/pfbid0wMMCUajiEwPpUeyQbYwyTrF2CwJcYWatSFCn9kQx17NPFtgQE6fZSLd5Me5PU71vl?cft[0]=AZV9GjpjzH3Y0sC2bFrLKoaFIA0draJmY22tBORM-SgVQsxvsqlYbBSM1x8mjhNyrn-lw72lyGLrlL-cMGnnsIx_A5Fc66BM2xm4LxAM5G3wCpiD4CtH7s9kCvR92i1NtDXmFc2rpPIucN-z2vXj0IDh&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjaliSport/