image Llapjani e kërcënon dhe e dëbon nga shtëpia bashkëshorten, Prokurori e liron - përkujdeset vetë për fëmijët

Siguri

Llapjani e kërcënon dhe e dëbon nga shtëpia bashkëshorten, Prokurori e liron – përkujdeset vetë për fëmijët

news image

Një rast i dhunës në familje është denoncuar sot rreth orës 12:10 në fshatin Dumnicë e Poshtme në Podujevë.

Një grua e ka raportuar në Policinë e Kosovës bashkëshortin e saj (emër i njohur për redaksinë), i cili sipas saj, pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të dilte nga shtëpia, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se çifti, i cili bashkë kanë edhe tre fëmijë, janë dërguar në stacion policor, ku është intervistuar në prezencë të Qendrës për Punë Sociale viktima, e cila ka kërkuar strehim.

Të njëjtat burime njoftojnë se pas intervistimit të të dyshuarit është kontaktuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit ai është liruar të përkujdeset për fëmijët nën moshën 14-vjeçare.

/GazetaSinjali/