image Llapjani denoncon rrejshëm në Polici se hajnat ia vodhën 7 mijë euro në banesë

Siguri

Llapjani denoncon rrejshëm në Polici se hajnat ia vodhën 7 mijë euro në banesë

news image

Një rast jo fort i zakontë është raportuar në Podujevë, ku një person i cili në fillim të muajit maj kishte denoncuar një rast të vjedhjes në banesën e tij, deklaroi se hajnat i kanë vjedhur 7 mijë euro para të gatshme, por që më pas doli se ai dyshohet të ketë kryer këtë vepër, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personit që raportoi rastin në Polici, pas zhvillimit të hetimeve, i është ndërruar statusi nga i dëmtuartë dyshuar.

Kjo pasi që, siç thonë burimet, i njëjti ka bërë deklarim të rrejshëm duke pretenduar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe më pas kanë vjedhur 7 mijë euro para të gatshme.

Sipas burimeve, personi i dyshuar për këtë rast del të jetë pikërisht ai që denoncoi rastin në Polici.

Viktima del të jetë një grua, e cila është intervistuar nga hetuesit në Stacionin Policor në Podujevë.

Me urdhër të prokurorit, në Polici është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’.

/GazetaSinjali/