Xhiroja e 36-të në Premierligë vazhdoi edhe më sfidën mes West Bromwichit dhe Liverpoolit, shkruan Sinjali Sport.
Ky ballafaqim përfundoi 1-2, ku Liverpooli mori tre pikë me përmbysje me golin e portierit brazilian Alisson Becker në minutën e 90+5.
Vendasit kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Robson Kanu në minutën e 15-të, ndërsa mysafirët barazuan me lojtarin kryesor Mohamed Salah, i cili realizoi golin e 22-të në Premierligë.
Kjo fitore është shumë e rëndësishme për “të kuqtë” për faktin se mund të mos marrin pjesë për në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pasi ndodhen në pozitën e pestë me 63 pikë, një më pak se Chelsea që është e katërta.
Skuadra e Sam Allardyce në tjetrën anë janë të përshëndetur nga Premierliga, ku gjenden në pozitën e 19-të. /Gazeta Sinjali Sporti/