Liverpooli është bërë klubi më i popullarizuar i Premier League në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas një sondazhi të fundit të “Morning Consult”, Liverpooli ka tejkaluar Manchester United duke u bërë klubi më i popullarizuar në Amerikë.
“Të Kuqtë” gjenden tani në vend të parë me 61%, duke lënë prapa Manchester United me 60%, teksa ndiqet nga Man City me 59%, Chelsea 57% dhe Arsenali me 54%.
Pas tyre vijnë skuadrat e Newcastles dhe Tottenham.
Më poshtë gjeni listë e plotë të skuadrave të Premier Ligës dhe mbështetjes së tyre në Shtetet e Bashkuara.