Chelsea dhe Liverpooli u përballen në kuadër të finales së EFL Cup për edicionin 2021/22, shkruan Sinjali Sport.
Dueli i dy gjigantëve anglez u zhvillua në arenën madhështore “Wembley”.
Kampion i këtij edicion të Carabao Cup u shpall Liverpooli, pasi triumfoi pas penaltive me rezultat 11-10, sepse në 120 minuta nuk u realizua asnjë gol duke u mbyllur ndeshja ashtu siç ia nisi 0-0.
Paraqitja fenomenale e dy portierëve, Mendy e Kelleher ishte arsyeja pse nuk kishe gola në këtë finale, përkundër rasteve të shumta në të dy anët.
Kepa Arrizabalaga hyri dy minutat e fundit për t’i mbrojtur penaltitë, megjithatë ai doli të jetë i vetmi që e humbi penaltinë në këtë finale.