image Liverpooli shkruan historinë pas arritjes në finale të Ligës së Kampionëve

Futboll

Liverpooli shkruan historinë pas arritjes në finale të Ligës së Kampionëve

news image

Liverpool u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Të Kuqtë mposhtën Villarrealin me rezultat 3-2, duke e bërë kthesën e madhe në pjesën e dytë të ndeshjes kthyese në Spanjë, shkruan Sinjali Sport.

Me triumfin për në finale të Ligës së Kampionëve, Liverpool ka bërë historinë.

Reds janë bërë skuadra e parë angleze që arrijnë në Ligën e Kampionëve, të Kupës së Ligës dhe Kupës FA në një sezon të njëjtë.

Liverpooli arriti në finalen e 10-të në Ligën e Kampionëve, duke u bërë skuadra e katërt evropiane që prek këtë shifër.

/GazetaSinjaliSport/