Liverpooli ka arritur që të shënojë tre gola të shpejtë në ndeshjen ndaj Aston Villas, shkruan Sinjali Sportiv.
Në ‘Villa-Park’, Aston Villa dhe Liverpool janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Kupën FA, me fituesin që kalon tutje.
Mysafirët tani janë duke udhëhequr me rezultatin 1-4, falë golave të shënuar nga Georgino Wijnaldum, Sadio Mane dhe Mohamed Salah në minutat 60, 63 dhe 65.
Vlen të theksohet se për sulmuesin senegalez ishte ky goli i tij i dytë personal sonte.