Liverpooli ka mbyllur pjesën e parë të gjysmëfinales së FA Cup ndaj Man Cityt me rezultat të thellë 3-0 në Wembley, shkruan Sinjali Sport.
Të Kuqtë nuk po ndalen derisa tani janë pranë arritjes për në finale të Kupës FA.
Konate e hapi sfidën pas një goli me kokë në minutën e 9-të, për tu dyfishuar epërsia përmes Sadio Manes në minutën e 17-të, i cili e shfrytëzoi gabimin nga portieri i Man Cityt.
Krejt në fund të pjesës së parë, Mane realizoi golin e dytë personal të ndeshjes pas një aksioni të mirë ndërtuar nga ekipi i Jurgen Klopp.
Golin e Sadio Manes mund ta ndiqni KËTU