image Liverpooli përmbys rezultatin ndaj Villas, Mane i jep avantazhin - VIDEO

Futboll

Liverpooli përmbys rezultatin ndaj Villas, Mane i jep avantazhin – VIDEO

news image

Liverpooli ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj Aston Villas, shkruan Sinjali Sport.

The Reds u ndodhën në disavantazh vetëm pas tre minutave, kur Dougla Luiz kaloi në epërsi vendasit.

I menjëhershëm ishte reagimi i mysafirëve duke barazuar në minutën e gjashtë përmes Matip, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Të Kuqtë tani kanë arritur të kalojnë në avantazh në pjesën e dytë, duke realizuar nëpërmjet Sadio Manes i cili mori një top të mirë nga Luis Diaz, për të shënuar me kokë në minutën e 65-të.

/GazetaSinjaliSport/