Liverpooli vazhdon formën e lartë edhe në udhëtim ndaj Leedsit, shkruan Sinjali Sport.
Të kuqtë mposhtën Leedsin me rezultat të pastër 0-3.
Ylli i skuadrës së Klopp, Mohamed Salah realizoi golin e parë, të dytin e realizoi Fabinho, kurse për të përmbyllur u përkujdes Sadio Mane.
Në këtë ballafaqim ndodhi një ndërhyrje “horror” në lojtarin anglez të Liverpoolit, Harvey Elliott, i cili e theu këmbën nga ndërhyrja e Pascal Struijk, e që më pas u ndëshkua me të kuq.
Pas kësaj fitore mysafirët ngriten në pozitën e tretë me 10 pikë, kurse vendasit mbesin në atë të 17-ën me dy pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/