Liverpooli ka triumfuar në gjysmëfinalen e Kupës FA ndaj Manchester Cityt, për të prekur finalen e kompeticionit, shkruan Sinjali Sport.
“Të Kuqtë” kanë mposhtur “Qytetarët” me rezultat 3-2 në takimin e zhvilluar në Wembley.
Konate e hapi sfidën pas një goli me kokë në minutën e 9-të, për tu dyfishuar epërsia nga Sadio Mane në minutën e 17-të pas një gafe nga portieri Steffen.
“Reds” nuk u ndalën dhe realizuan edhe golin e tretë pak pa përfunduar pjesa e parë, me protagonist sërish Sadio Manen i cili realizoi një gol të bukur.
Jack Grealish ri-hapi sfidën duke realizuar që në fillim të pjesës së dytë për ta zbutur rezultatin në 3-1.
Bernardo Silva e ngushtoi epërsinë në 3-2 në fund të ndeshjes por që ishte e mjaftueshme për të kaluar në finale klubi i tij.
Liverpooli prek finalen e Kupës FA e cila është e para e tyre që nga sezoni 2011-12, kur kishin luajtur ndaj Chelseas.