Liverpool ka luajtur kundër Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
“Të kuqtë” kanë mposhtur Southamptonin me rezultat të pastër 2-0.
⭐️ #LIVSOU TEAM NEWS ⭐️
— Liverpool FC (@LFC) May 8, 2021
Kabak, Milner, Keita and Davies out with minor fitness concerns.
Sadio Mane ka realizuar golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 31-të, ndërsa golin e fitores e realizoi Thiago Alcantara në minutën e 90-të.
Liverpooli po lufton për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe kjo fitore është e mirëseardhur, pasi që ngritën në pozitën e gjashtë dhe janë 6 pikë larg pozitës së katërt.
Southamptoni në tjetrën anë ka siguruar pjesëmarrjen edhe për vitin e ardhshëm në ligë, duke u gjendur në pozitën e 16-të me 37 pikë të arkëtuara./Gazeta Sinjali Sporti/