Finalisti i parë i Carabao Cup, Chelsea ka mësuar kundërshtarin e tij që dali nga ballafaqimi i dytë ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit.
Liverpooli e mposhti Arsenali në shtëpinë e saj me rezultat të pastër 0-2, raporton Sinjali Sport.
Diogo Jota me dy super gola e kualifikoi skuadrën në finale të Carabao Cup.
Sfida e parë e zhvilluar në “Anfiedl Raoad” përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, në atë ndeshje ku mesfushori, Granit Xhaka, u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit Diogo Jota.
Me 27 shkurt do të zhvillohet finalja e Carabao Cup, ku Liverpooli e Chelsea luajnë në “Wembley”, për kampionin e parë për këtë vit në Angli. /Gazeta Sinjali Sporti/