Liverpooli ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Premierligë, ku skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shënoi fitore me përmbysje sot në udhëtim ndaj Wolvesit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Molineux” përfundoi me rezultatin 1:3. Kjo ndeshje i takoi javës së pestë në elitën e futbollit anglez.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Hee-Chan Hwang (7′). “Ujqit” e mbyllen pjesën e parë në avantazh, por nuk ia dolën ta mbajnë deri në fundin e ndeshjes.
“Të Kuqtë” përmbsyen gjithçka në pjesën e dytë me golat e Cody Gakpo (55′), Andy Robertson (85′) dhe Harvey Elliott (90+1′).
Liverpooli pas kësaj fitore ka 13 pikë dhe momentalisht prin në tabelë, me një pikë më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Wolves ndodhet në pozitën e 15-të me vetëm tri pikë të grumbulluara.
الحساب الاساسي : @i_Carl0 pic.twitter.com/nP04f0ulCT
— رسيفر على الله (@jacklyn31629) September 16, 2023