Liverpooli ka deklasuar Manchester United në derbin e xhiros së nëntë në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Të kuqtë shënuan hiç më pak se pesë gola dhe nuk e pranuan asnjë në “Old Trafford”, 0-5.
Mohamed Salah ishte ylli i takimit me tre gola dhe një asistim, kurse me nga një gol kontribuan edhe Naby Keita dhe Diogo Jota.
Kjo fitore Liverpoolin e vendos në vendin e dytë me 21 pikë, përderisa Djajtë me 14 poenë pozicionohen në pozitën e shtatë. /Gazeta Sinjali Sporti/