Paulo Dybala është synim i dy klubeve angleze, Manchester Cityt dhe Liverpoolit, shkruan Sinjali Sport.
Ai ende nuk e ka vazhduar kontratën me Juventusin, shkruan Tuttomercatoweb.
Manchester City dhe Liverpooli janë duke i vëzhguar veprimet e Dybalat, pasi nëse nuk e nënshkruan kontratën e re, Dybala në verë do të jetë lojtar i lirë.
Përveç Cityt e Liverpoolit, interes për Dybalan ka shfaqur edhe Interi.