image Liverpooli e hap xhiron e ditës sot ndaj Fulham - formacionet e mundshme - statistika - parashikim

Futboll

Liverpooli e hap xhiron e ditës sot ndaj Fulham – formacionet e mundshme – statistika – parashikim

news image

Nënkampioni i edicionit të kaluar, Liverpooli do të hapë kampanjën e re të sezonit ndaj skuadrës së promovuar këtë sezon, Fulham, si mysafir.

‘Reds’ zhvillojnë takimin hapës të ditës së sotme me fillim nga ora 13:30.

Të rejat nga lëndimet:

Fulham do të jetë pa Harry Wilson dhe Nathaniel Chalobah, të cilët të dy kanë marrë lëndime në para-sezon.

Joe Bryan humbi miqësoren e fundit të klubit me Villarrealin për shkak të një dëmtimi në dorë dhe do të vlerësohet.

Portieri i Liverpool, Alisson është rikthyer pasi humbi Community Shield për shkak të lëndimit, ndërsa Naby Keita do të vlerësohet pas sëmundjes.

Ibrahima Konate, Curtis Jones dhe Kostas Tsimikas janë përjashtuar të gjithë.

Reds do të jenë gjithashtu pa Diogo Jota, Caoimhin Kelleher dhe Alex Oxlade-Chamberlain, të cilët po rikuperohen nga dëmtimet e marra gjatë verës.

Statistika kokë-më-kokë:

  • Fulham ishte i pamposhtur në të dyja ndeshjet e Premierligës kundër Liverpoolit në 2020-2021, duke barazuar 1-1 në shtëpi dhe duke fituar 1-0 në Anfield.
  • “The Cottagers” kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit të Premier League në shtëpi kundër Liverpool (1 barazim, 4 humbje), një fitore 1-0 në dhjetor 2011.

Fulham

  • Fulham shënoi 106 gola në ligë në rrugën e tyre për të fituar titullin e kampionatit në sezonin 2021-2022.
  • Secila nga tre kampanjat e tyre të fundit në Premier League ka përfunduar me rënie – 2013-14, 2018-19 dhe 2020-21.
  • “The Cottagers” kanë humbur ndeshjen e tyre të parë në ligë të sezonit direkt pas promovimit në ligën e parë në pesë rastet e fundit.
  • Fulham është pa fitore në 10 ndeshjet e fundit në Premier League (2 barazime, 8 humbje), por fitorja e tyre e fundit në Premier League erdhi pikërisht kundër Liverpool në mars 2021.
  • Fulham mund të barazojë rekordin e klubit në ligë prej shtatë humbjesh radhazi në shtëpi, të vendosur midis nëntorit 1961 dhe shkurtit 1962.

Liverpool

  • Liverpooli përfundoi i dyti në sezonin e kaluar, duke shënuar 94 gola, totali i tyre i dytë më i lartë në Premier League.
  • Ata janë të pamposhtur në 19 ndeshjet e tyre të fundit në Premier League (16 fitore, 3 barazime), një seri që qëndron që nga dhjetori i kaluar.
  • Reds kanë fituar tre ndeshjet e fundit të Premier League, pavarësisht se kanë pranuar golin hapës brenda 15 minutave të para në secilën prej tyre – vetëm Arsenali në mars 2012 ka fituar katër ndeshje radhazi në Premier League duke u kthyer nga disavantazhi.
  • Liverpool ka fituar ndeshjen e parë në Premier League në secilin prej katër sezoneve të fundit, duke shënuar të paktën tre gola në çdo rast.
  • Mohamed Salah ka shënuar në ndeshjen hapëse të Liverpoolit në Premier League në secilin prej pesë sezoneve të tij me klubin.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave (FOTO).

Parashikim: 1-3

/GazetaSinjaliSport/