Ekipi i Liverpool e ka në plan që gjatë merkatos verore të bëj disa ndryshime në përbërjen e skuadrës.
Siç raporton ‘Express’, skuadra e Klopp është duke monitoruar situatën e dy lojtarëve të skuadrës gjermane, Monchengladbach, transmeton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për mesfushorin defanziv, Denis Zakaria dhe sulmuesi i talentuar, Marcus Thuram.
Për Zakarian të interesuara janë edhe dy skuadrat tjera angleze, Manchester United dhe Arsenal.
Kurse, Thuram po kalon një sezon mjaft produktiv. Ai ka shënuar 9 gola në 20 paraqitje./Gazeta Sinjali/