U raportua se Xherdan Shaqiri do të largohet në janar nga Liverpooli, mirëpo kjo gjë siç duket nuk do të ndodhë.
Sipas ‘Liverpool Echo’, Shaqiri nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar.
Skuadra angleze po mendon se futbollisti është i nevojshëm për skuadrën e tyre andaj edhe nuk do ta largojnë.
Shaqiri për një kohë ishte jashtë fushës, shkaku i një lëndimi që kishte pësuar.