Burnley ishte nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen e parafundit të këtij edicioni në Premierligë, transmeton Sinjali Sport.
Përballja që u zhvillua në praninë e tifozëve për herë të parë për këto dy klube në këtë sezon, ku “të kuqtë” shënuan fitore të pastër 3-0.
Braziliani Roberto Firmino shënoi golin e parë në këtë ndeshje, ndërsa të dytin mbrojtësi Nathaniel Phillips dhe të fundit e realizoi anglezi Alex Oxlade Chamberlain.
Liverpooli pas fitores barazohet me pikë me Leicesterin ia “rrëmbejnë” pozitën e katërt.
Në anën tjetër vendasit ndodhen në vendin e 17-të me 39 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/