Liverpooli e ka zbehur interesimin për yllin e Kosovës në futboll, Milot Rashica. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sport”.
Rashica ka pasur formë të mirë me “dardanët”, por edhe me fanellën e Werder Bremen.
Interesim për futbollistin nga Vushtrria kanë shfaqur Aston Villa, Brightoni, West Ham dhe Wolves.
Gjithashtu edhe disa klube në Gjermani janë të gatshme të transferojnë Rashicën në afatin kalimtar të verës.