Liverpool janë tejet të interesuar për të transferuar yllin e Lazios, Joaquin Correa, raporton ‘Calciomercato’.
25 vjeçari ka shënuar shtatë gola në 17 ndeshje gjatë këtij sezoni, transmeton Gazeta Sinjali.
Correa edhe në të kaluarën ka shprehur dëshirën për të luajtur në Premier Ligë.
‘Mua do të më pëlqente të luaja në Premier Ligë. Për momentin jam i fokusuar tek Lazio por po ashtu e shikoj ligën angleze. Do të më pëlqente të përmirësoja gjuhën angleze’, kishte thënë Correa në një lidhje live në Instagram./Gazeta Sinjali/