image Liverpool, Chelsea dhe Arsenal kryejnë detyrën, fitojnë në këtë xhiro

Futboll

Liverpool, Chelsea dhe Arsenal kryejnë detyrën, fitojnë në këtë xhiro

news image

Kanë përfunduar tri ndeshjet e orës 16:00 në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Chelsea ka shënuar fitore me rezultatin 3:2 në ndeshjen ndaj Leeds United.

Chelsea ishte në disavantazh në minutën e 28’ të ndeshjes, kur Raphinha shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendasit reaguan tre minuta para fundit të pjesës së parë, me Mount që dërgoi topin në rrjetë për 1:1. Pas tij, Jorginho shënoi nga pika e bardhë për 2:1, në minutën e 58’.

Leeds ktheu balancën në 2:2 me golin e Gelhardt në minutën e 83’. Kur mendohej se po shkohej drejt një barazimi, gjyqtari akordoi penallti në favor të Chelsea, në minutën e 93’. Këtë penallti e konvertoi në gol Jorginho dhe i dha kështu tri pikë ‘Bluve’.

Ndeshje tjetër që u mbyll me rezultat të ngushtë ishte ajo mes Liverpoolit dhe Aston Villas me rezultat 1-0.

Mohamed Salah ka shënuar golin e fitores nga penaltia.

Arsenali realizoi fitore me rezultat bindës 3-0 ndaj Southamptonit.

Lacazette, Odegaard dhe Gabriel i shënuan golat e fitores.

Liverpooli ka 37 pikë në pozitën e dytë, Chelsea shkon tani në 36 pikë për pozitën e tretë, Arsenali me 26 pikë gjendet në vendin e pestë.

/Gazeta Sinjali Sporti/