image Liverpool - Arsenal, në gjysmëfinalen e parë për finalen e Kupës së Ligës

Futboll

Liverpool – Arsenal, në gjysmëfinalen e parë për finalen e Kupës së Ligës

news image

Liverpool-Arsenal është ndeshja e parë gjysmëfinale që do të luhet sonte në Anfield të Liverpool.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e planifikuar për t’u zhvilluar një javë më parë në Emirates nuk u zhvillua për shkak të shpërthimit të COVID-19 te skuadra e Liverpool.

Tashmë, Liverpool është mirë, por jo edhe Arsenal që në këtë takim hynë me disa mungesa shkaku i COVID, por edhe disa lojtarëve që janë të angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Derisa për Arsenalin në këtë garë janë Partey dhe Elneny, Liverpoolit në këtë ndeshje do t’i mungojnë dy yjet e tij kryesorë, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Kështu Klopp sot ka startuar me formacion 4-3-3 me Jota, Firmino dhe Minamino në sulm.

Në anën tjetër Arteta në fushë ka hedhur katër sulmues të cilëve ju prin Lacazette e ku pas tij janë të rreshtuar: Saka, Martinelli dhe Nketiah.

Në mesfushë sonte nga minuta e parë ka startuar edhe kosovari Granit Xhaka.

Formacionet zyrtare:

Liverpool:

Arsenal:

Ndeshja fillon në ora 20:45./Gazeta Sinjali Sporti/