Deri në orën 23:20 nga mega-aksioni i Policisë së Kosovës janë prangosur 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Përveç 11 zyrtarëve të PK-së janë arrestuar edhe 12 qytetarë.
Kjo është goditja me e fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare me Serbinë, në Karaçevë.
Në mega-aksionin e Policisë së Kosovës janë angazhuar rreth 500 policë për të goditur ‘kokën e krimit’ që për shumë kohë zhvilloi veprimtari ilegale, përfshirë krimin e organizuar, organizimin e lojërave të fatit, trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucionin etj. /Gazeta Sinjali/