image Arrestohet një person në Deçan, dyshohet që ka kanosur zyrtarët policorë

Siguri

Arrestohet një person në Deçan, dyshohet që ka kanosur zyrtarët policorë

news image

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe fyer zyrtarët policorë që ishin në krye të detyrës.

I dyshuari u arrestua mbrëmë (e premte) rreth orës 20:45 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Deçan.

Policia njofton që me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/