image Pritet rrënimi i objekteve ilegale në Karaçevë, asiston Komuna e Kamenicës

Siguri

Pritet rrënimi i objekteve ilegale në Karaçevë, asiston Komuna e Kamenicës

news image

Objektet ku janë zhvilluar veprimtaritë ilegale në Karaçevë, si kazinotë dhe ato ku dyshohet se është zhvilluar edhe prostitucioni pritet të rrënohen.

Rrënimin e tyre do ta mbështesë edhe Komuna e Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, teksa nga ky mega-aksion pritet arrestimi i rreth 40 personave, përfshirë zyrtarë të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/