image Arrestohet motoçiklisti që hodhi në rrugë qeset e mbushura me drogë

Siguri

Arrestohet motoçiklisti që hodhi në rrugë qeset e mbushura me drogë

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar, i cili dyshohej për posedim të drogës, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari derisa kishte qenë duke drejtuar motoçikletën nuk e kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar të rriste shpejtësinë.

Gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit policor, i dyshuari kishte hedhur disa qese të dyshuara me substancë narkotike dhe pasi rrëzohet nga motoçikleta tenton në këmbë për të ikur, por i njëjti rrëzohet nga zyrtarët policorë.

Gjithashtu, Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur para të gatshme 425 euro, një telefon celular dhe 19 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 34.1 gram.

Sinjali dje i ka publikuar pamjet, ku shihet se si qeset janë shpërndarë në tokë, derisa i dyshuari ka tentuar të ikë nga Policia.

/GazetaSinjali/