image Lista Serbe reagon pas konfiskimit të alkoolit në Hoqë të Madhe nga Dogana

Politikë

Lista Serbe reagon pas konfiskimit të alkoolit në Hoqë të Madhe nga Dogana

news image

Pas aksionit të sotëm të Doganës së Kosovës, për konfiskimin e alkoolit në fshatin Hoqë e Madhe të Komunës së Rahovecit, ka reaguar Lista Serbe.

Në njoftimin e Listës Serbe thuhet se dënojnë ashpër sulmin e sinkronizuar të Albin Kurtit kundër serbëve si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës, me synimin për të dëbuar serbët nga shtëpitë e tyre.

“Sulmet e forcave speciale të Kurtit ndaj familjeve të ndershme serbe në Hoçë të Madhe, të cilat ushqejnë fëmijët dhe familjet e tyre me mundime të rënda, duke përpunuar tokën e tyre, si dhe duke thyer një çerdhe në Leposaviq derisa fëmijët janë duke fjetur, është një fushatë sistematike kundër popullit serb dhe synimin e frikësimit, gjë që ngre edhe më shumë tensionet në këtë rajon”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe më tej theksojnë se sot forcat speciale të Kurtit shkelen bukën dhe rrushin e Serbisë që qytetarët tanë e rritën me dhimbje me shpresën se do të mund të mbijetojnë në paqe dhe të jetojnë ndershëm nga puna e tyre.

“Tmerrojnë fëmijët serb me automjetet e tyre të blinduara derisa janë në çerdhe pa asnjë reagim nga përfaqësuesit ndërkombëtar”, thonë Lista Serbe.

Më tej në njoftim thuhet se terrori që i janë ekspozuar si popull në Kosovë nuk durohet më. Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë urgjentisht dhe të ndalojë çmendurinë që po sundon në Prishtinë që mund të shkaktojë kaos në këtë rajon.

“Tirania dhe terrori i Albin Kurtit duhet të ndalet sepse veprimet dhe provokimet e tij të dhunshme me muaj të tërë po kërcënojnë paqen, dhe nuk duhet lejuar, as nuk duhet heshtur”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

/GazetaSinjali/