Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personave të kërkuar, me Urdhëresë të Gjykatës, që ka për qëllim arrestimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, çdo javë lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Në dy muajt e fundit, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e pesë personave të dyshuar. Të cilët kërkohen kryesisht për veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje e rëndë’, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga këta pesë të dyshuar, dy i përkasin nacionalitetit rom, një shqiptar i Shqipërisë dhe dy kosovarë.
Para dy ditësh, policia apeloi qytetarët për dhënien e informacioneve lidhur me vendndodhjen e Milaim Lekajt nga Deçani.
“MILAIM (Ismet) JEFKAJ i lindur me 05.10.1976 në Deçan, është i kërkuar për veprat penale: “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE””, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton Gazeta Sinjali.
Për veprat penale “VJEDHJË E RËNDË” dhe “VJEDHJE”, kërkohet edhe
AGIM (Ismet) JEFKAJ i lindur me 20.12.1974 në Deçan.
21-vjeçari ISUF (Elez) ALLÇI nga Hasi i Shqipërisë, po ashtu kërkohet për “VJEDHJË TË RËNDË”.
Personi i kërkuar TUSH ( Nue) FRROKAJ i lindur me 25.06.1975 në Gjakovë, është i kërkuar për “VJEDHJË TË RËNDË”.
Ndërsa, VALDET ( Xhavit) KASAPI i lindur me 15.03.1983 në Pejë,
është i kërkuar për katër raste për veprën penale “VJEDHJË E RËNDË”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e këtyre personave të dyshuar në fotot e publikuara, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected].