Tre persona dyshohet se janë lënduar pasi që një lis u rrëzua dhe u shkaktoi lëndime, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktimat prej tyre dy meshkuj dhe një vajzë janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00.