image Lipjan: Dy persona vdiqën nga COVID-19 këtë javë

Shëndetësi

Lipjan: Dy persona vdiqën nga COVID-19 këtë javë

news image

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka treguar se brenda javës në këtë qytet kanë vdekur dy persona nga koronavirusi.

Sipas Bytyçit, gjatë kësaj jave në Komunën e Lipjanit 12 persona rezultuan pozitivë me COVID-19, u realizuan 102 testime (prej tyre 73 mësimdhënës), 11 të tjerë u shëruan ndërsa dy qytetarë janë të hospitalizuar.

“Fatkeqësisht kemi dy raste të vdekjes ( njëri nga Janjeva dhe njëra nga fshati Llugaxhi), me ç rast shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tyre dhe gjithë rrethit”, ka shkruar Bytyçi.

“Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë, numri I përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 424, ndërsa numri I të shëruarëve deri më tani është 368. Dhe numri i rasteve që kanë humbur betejën është 16”, shkroi ajo.