Skuadra e Manchester United janë gati ta shesin mesfushorin Jesse Lingard qysh në afatin e janarit, nëse ky i fundit nuk nënshkruan marrëveshjen e re.
Anglezi nuk po gjen vend në formacionin startues të Ole Gunnar Solskjaer që nga rikthimi prej huazimit nga West Ham, teksa bisedimet për kontratën e re kanë filluar që disa muaj, pasi që marrëveshja aktuale e mban atë në Old Trafford vetëm deri verën e ardhshme.
Megjithatë, Djajtë e kuq janë të gatshëm të pranojnë nëse një ofertë prej 15 milionë eurove vije për të. /Gazeta Sinjali Sporti/