image Lindelof vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

Futboll

Sport/ Lindelof vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

news image

Victor Lindelof e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Manchester Unitedin, që do ta mbajë në klub të paktën deri në qershor të vitit 2024.

Kjo është bërë e ditur nga vetë skuadra përmes rrjetit social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

Me nënshkrimin e kontratës së re ekziston një mundësi për të zgjatur edhe për një vit më shumë bashkëpunimin.

25-vjeçari i është bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2017 dhe deri më tani ka bërë 74 paraqitje.

Victor Lindelof ka thënë se ishte nder të luante për Unitedin dhe se me padurim po pret të luaj edhe shumë vite të tjera./Gazeta Sinjali/