image Levante e "zgjon bishën nga gjumi", Barca përmbys gjithçka brenda katër minutash (VIDEO)

Futboll

Levante e “zgjon bishën nga gjumi”, Barca përmbys gjithçka brenda katër minutash (VIDEO)

news image

Një ndeshje mjaft interesante është duke u zhvilluar mes Levantes dhe Barcelonës.

Pasi pjesa e parë përfundoi pa gola, 15 minutëshi i pjesës së dytë ka qenë eksploziv, duke u realizuar tri gola, shkruan Sinjali Sport.

Fillimisht vendasit kaluan në avantazh përmes Luis Morales nga pika e penalltisë në minutën e 51-të.

Me këtë gol, Levante vetëm se “zgjoi bishën nga gjumi”, pasi Barca u rikthye shpejt me dy gola ‘express’.

Fillimisht Aubameyang realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 59-të nga një asistim i Dembles, për ta dyfishuar epërsinë Pedri në minutën e 63-të nga një asistim i Gabit.

/GazetaSinjaliSport/