Atletico Madrid zhvilloi ndeshjen e mbetur të xhiros së 21-të sot kundër Levantes, shkruan Sinjali Sport.
Los Colchoneros u mposhtën si nikoqir nga skuadra e Levantes me rezultat minimal 0-1 në “Wanda Metropolitano”.
Gonazalo Melero me golin e minutës së 54-të, që ishte i vetmi në këtë ballafaqim, ia siguroi tre pikët e arta ekipit.
Kjo është vetëm fitorja e dytë këtë edicion për myfasirët, përderisa vendasit u njoftuan me disfatën e shtatë.
Atletico ka 39 pikë në pozitën e pestë, kurse Levante me 14 pikë mbetet larg në vendin e fundit, ku për të dalur nga zona e kuqe i duhen edhe 10 pikë.
Enis Bardhi startoi nga minuta e parë për mysafirët, duke i luajtur 62 minuta. /Gazeta Sinjali Sporti/