image Bardhi realizon gol të bukur në disfatën e Levantes nga Valencia, në një duel dramatik

Futboll

Bardhi realizon gol të bukur në disfatën e Levantes nga Valencia, në një duel dramatik

news image

Valencia e ka mposhtur Levanten në ndeshjen dramatike që përfundoi me rezultat 3:4.

Ky takim u luajt në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga, duke e përmbyllur këtë javë.

Përkundër që vendasit patën epërsi të dyfishtë, Valencia arriti të shënonte katër gola për ta fituar ndeshjen.

Ndërkohë, Levante arriti ta shënonte golin e tretë, por këtë e bëri në minutat shtesë.

Ishte Enis Bardhi që shënoi në minutën 90+1, por që nuk mjaftoi që Levante të merrte pikë nga ky takim.

/Gazeta Sinjali Sporti/