image Benzema në kërkim të rekordit të Raul: Formacionet zyrtare, Real Madrid - Levante

Futboll

Benzema në kërkim të rekordit të Raul: Formacionet zyrtare, Real Madrid – Levante

news image

Real Madridi do t’i bëjë konak sonte skuadrës së Levantes në duelin e xhiros së 36-të në La Liga, shkruan Sinjali Sport.

Madrilenët, të cilët kanë siguruar tashmë titullin e La Ligës, do të kërkojnë një fitore në Bernabeu sot për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.

Kjo do të jetë ndeshja e parafundit e tyre e ligës në shtëpi, përpara asaj finale ndaj Betisit më 22 maj.

Madrilenët kanë publikuar tashmë formacionin e tyre zyrtar për këtë ballafaqim.

Karim Benzema do t’i prijë sulmit të madrilenëve, teksa do të kërkojë të thyejë rekordin e ikonës Raul, për gola të shënuara.

Francezi renditet i treti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Real Madridit, me 322 gola të shënuara, vetëm një prapa Raul që ndodhet me 323 gola, teksa Cristiano Ronaldo kryeson bindshëm garën me 450 të shënuara me fanellën madrilene.

Real Madrid: Courtois, Vasquez, Vallejo, Nacho, Mendy, Camavinga, Modric, Valverde, Rodrygo, Benzema, Vinicius.

Levante: Pas pak..

Përballja fillon nga ora 21:30.

/GazetaSinjaliSport/